Telegrafi

“Deponia e Pollogut do të rregullohet me financim të jashtëm”

Me ndihmë financiare na UNDP dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim në total prej 7 milionë euro, do të rregullohet deponia rajonale Rusino, e cila për momentin po punon pa asnjë standard. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se në projekt janë të përfshira gjithë komunat e Pollogut, të cilat sipas marrëveshjes duhet ta rregullojnë deponinë dhe ta mirëmbajnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pushteti aktual në Tetovë, në vitin 2014 anuloi procedurën për zgjedhje të koncesionerit për menaxhim me deponinë rajonale – Rusino. Procedura u anuluar për shkak të lëshimeve gjatë procedurës së zgjedhjes së koncesionerit.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, edhe këtë herë premtoi se ky problem do të zgjidhjet me metoda bashkëkohore, duke larguar deponitë jashtë qytetit./Telegrafi/