Site icon Telegrafi

Deponia e egër në Tetovë e mbuluar me mijëra tonelata mbeturina

Në deponinë e egër në Tetovë janë shtresuar mijëra tonelata mbeturina, sepse tani dhjetë ditë Ndërmarrja komunale e Tetovës ballafaqohet me transportin e mbeturinave në Drisla, ka bërë të ditur Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri në Drisla tani dërgohet vetëm një pjesë e mbeturinave të Tetovës sepse atje përparësi ka deponimi i mbeturinave nga zonat e vërshuara, ndërsa pjesa tjetër mbetet në deponinë e egër në hyrje të qytetit.

Shtresimi i mbeturinave vjen edhe si rezultat i ndërprerjes së transportimit të mbeturinave në deponinë rajonale Rusino në Gostivar, për shkak të bllokadave të banorëve të fshatrave në hyrjen e kësaj deponie.

Nga Ndërmarrja publike komunale e Tetovës thonë se akoma janë në bisedime me banorët, por shpresojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Përndryshe marrëveshja është që rrugën deri në Rusino ta asfaltojë komuna e Tetovës, kushti kryesor që banorët ti heqin bllokadat./Telegrafi/

Exit mobile version