Telegrafi

Deponia e Dibrës shqetëson qytetarët, kërkohet zhvendosja e saj

Deponia e Dibrës e cila gjendet në afërsi të qytetit, muajve të fundit disa herë është djegur, ndërsa tymi ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët.

Anëtarët e Këshillit të Komunës së Dibrës së bashku kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar nga NPK “Standard” e cila vepron me deponinë, që menjëherë të merr masa për vendosjen nën kontroll të rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilltarët kanë kritukuar edhe inspektorët, të cilët deri tani nuk kanë marrë asnjë masë ligjore për ata që djegin deponinë.

Ndërsa përfaqësuesi i NPK “Standard” Omer Xhami, tha se udhëheqësia në seancë po punon që të zgjidh këtë problem, por shtoi se ndërmarrja nuk ka mjete për menaxhim me deponinë.

Përndryshe, sot tymi nga djegia e deponisë në Dibër përsëri ngufati qytetarët, i cili sipas punëtorëve shëndetësor ka materie kancerogjene./Telegrafi/