Site icon Telegrafi

Deponia Drislla nuk pranon mbeturinat nga Struga

Deponia Drislla nuk dëshiron t’i pranojë mbeturinat e Strugës. Mbeturinat vazhdojnë të mbarojnë në lokacionin në hyrje të qytetit dhe pse kreu i Strugës, Ramiz Merko disa herë doli me afate konkrete se problemi do të mënjanohet. Nga deponia kryesore e Shkupit për Alsat deklaruan se as komuna, as ndërmarrja publike nga Struga s’kanë kontaktuar me to, por se këtë e ka bërë ndonjë firmë.

“Ju informojmë se te ‘Drislla – Shkup DOO’ e kontaktoi firmë që don t’i transportojë mbeturinat nga deponia në Strugë, por kërkesa e tyre është refuzuar për shkak se s’mund të sjell mbeturina në deponinë Drislla firmë për transport pa pasur marrëveshje për pranim dhe trajtim nga një deponi tjetër”, thonë nga deponia Drislla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësorë konfirmuam se komuna e Strugës ka kërkuar që mjetet e dedikuara për transportin e mbeturinave të ri-destinohen.

“Komunës së Strugës në bazë të vendimit të Qeverisë i janë ndarë mjeteve në vlerë prej 12 milion denarë të dedikuara për shtypjen dhe transportin e mbeturinës deri në lokacionin Drislla. Është e vërtetë që komuna pranë Qeverisë së Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për ri-destinim të një pjese të mjeteve të marr”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Kreu i Strugës Ramiz Merko ishte i pakapshëm për të komentuar zhvillimet e fundit rreth mbeturinave. Pyetje dërguam edhe përmes postës elektronike nëse komuna posedon Plan B dhe për çfarë do t’i shpenzojë këto mjete. Nga sektori i komunës për marrëdhënie me publikun përmes telefonit na njoftuan se nuk do të përgjgijen. Në një situatë të tillë, ambientalistët komentojnë se bartja e mëtutjeshme e deponisë së egër do të jetë goditje serioze ekologjike./Telegrafi/

Exit mobile version