Telegrafi

Deponi ilegale e mbeturinave afër Ambasadës britanike dhe Bankës Botërore

Se Kosova ka probleme me hedhjen vend e pa vend të mbeturinave tashmë dihet.

Qytetarët në vazhdimësi raportojnë për krijimin e deponive ilegale në Kosovë, e sidomos në kryeqytet si qyteti me numrin më të madh të banorëve.

E fundit është krijimi i një deponie në hapësirat e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë, ku në afërsi janë të vendosura edhe disa institucione ndërkombëtare, si Ambasada britanike dhe Banka Botërore, pjesë kjo ku kalon edhe autostrada Prishtinë-Podujevë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Telegrafit disa fotografi të kësaj deponie, ku shihet hedhja e mbeturinave dhe e materialit ndërtimor.

Ndryshe, një deponi e mbeturinave ishte krijuar edhe para stadiumit “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshje ndërkombëtare në futboll. /Telegrafi/