Është ideale për lëkurën më të ndjeshme, sepse shfaqja e skuqjes është e rrallë, por nuk shkakton as inflamacion
Eliminimi i qimeve nga buza e sipërme me pastë sheqeri apo me të ashtuquajturin “depilim egjiptian”, është njëra ndër metodat më të vjetra të cilat i ka përdorur Kleopatra, për dallim nga dylli – fjala është për 100% përbërje natyrale pa aditiv dhe ngjitës.
Falë sheqerit, konservansit natyral, kjo pastë ndikon në mënyrë antibakterale dhe kudërinflamatore, transmeton Telegrafi.
Dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, në mënyrë efikase “nxjerr” edhe qimet më të shkurtra, por shkakton dhembje më të vogël sesa depilimi me dyllë!
Është më me rëndësi që qimet i ndukni në drejtim të rritjes së tyre në mënyrë që të mos ndodhin thyerje dhe rritja brenda në lëkurë (në mish).
Kini parasysh që koha e zgjatjes së depilimit me pastë sheqeri dy herë është më e gjatë se ajo me dyllë. /Telegrafi/