Sigurisht, viti 2017 kishte sjellë shumë këngë të mira nga disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare, por edhe nga disa fytyra të reja që i janë bashkangjitur skenes së muzikes shqiptare.
Depërtimi në skenen e show bizit shqiptarë është relativisht i vështirë, e sidomos për artistët e rinjë. Mirëpo disa prej tyre kanë zgjedhur mënyra të tjera për tu ngjitur, krijimi i këngëve ‘cover’ është një prej formave që përdoret më së shpeshti nga artistët e rinjë për të depërtuar në skenën e muzikes.
Riki është një prej talenteve të rinj i cili çdo javë sjellë një këngë të re “cover” për fansat e tij.
“Depertimi në skenën e muzikës shqiptare është shumë i vështirë, dhe shumë i kushtushëm, prandaj kam vlerësuar që krijimi i këngeve ‘cover’ është një prej formave ndoshta ma të lehta dhe ma pak të kushtushme për të depërtuar, gjithashtu është edhe vendosmëria e artistit për të arritur sukses, nese nuk deshpëroheni dhe jeni konsistent ne atë që doni patjetër që do të arrini”, u shpreh Riki.
Mirëpo Riki ka realizuar edhe këngë të tija origjinale një prej të cilave e ka lansuar në fillim të muajit janar që titullohet “Një dashni” dhe e cila është pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ku për një muaj ka marur afër gjysem milioni klikime në You Tube.
“Synimet e mia janë që këtë verë të sjelli edhe tri këngë të reja origjinale të mija, njëashtu edhe një bashkpunim me një artist të njohur nga skena e muzikës”.
“Gjithashtu do të vazhdoj me këngë cover edhe nga artistët e mëdhenj botëror, mirepo duke i miksuar ato në gjuhë të ndryshme, pasi që ky ështe edhe trend i ri në botën e muziks, muzika e kombinuar angleze dhe latine është mjaft e preferuar dhe jam fokusuar aty për muajt në vazhdim”, u shpreh këngëtari.
Riki është mjaft i pëlqyer nga fansat e moshave të ndryshme në rrjetet sociale, dhe përkrahja për të është jashtëzakonisht e madhe.