Site icon Telegrafi

‘Depeche Mode’ vjen në Shkup më 16 shkurt (Foto/Video)

Të formuar në vitin 1995 në Itali, SNEAKERS e tejkalojnë stereotipin e tribute band-it, duke u shndërruar në një atraksion serioz të skenës muzikore italiane new wave, adhurues të vërtetë të tingullit të viteve ’80. Grupi fokusohet në preokupimin e vet në nder të ndoshta grupit më reprezentativ të skenës së përgjithshme elektro-pop-new wave – DEPECHE MODE.

Si performues, SNEAKERS janë të vetmit për nga performancat live, të cilat përfshijnë video, efekte ndriçuese dhe live përvojë origjinale. Të njohur dhe të pranuar si tribute band DEPECHE MODE, SNEAKERS kanë marrë pjesë në qindra festivale dhe qindra klube në Itali, Belgjikë, Francë, Zvicër, Turqi, Rumuni, Austri, Bullgari, ku ky shou i tyre DEPECHE MODE, si përkrahje për djemtë nga Bazilendi (një qytezë shumë e vogël), gjithmonë është hit!

Ndër vite SNEAKERS kishin disa mundësi t’i takojnë idhujt e vet. Në tetor 2004 SNEAKERS më në fund takuan DEPECHE MODE, të cilët i nderuan me titullin si njëri nga tribute band-et më të mirë që janë parë deri atëherë.

SNEAKERS do të mund t’i shohim për herë të parë në Shkup, më 16 shkurt në VIP Arena (salla e vogël).

Biletat për këtë shou do të mund t’i blini në Jugoton, rrjetin shitës të Tiket Plus, si dhe on-line në ticketplus.mk dhe jugoton.mk, me çmim prej 250 denarë deri më 04 shkurt, ndërsa nga 05 shkurti biletat do të kushtojnë 350 denarë.

Biletat do të mund t’i blini edhe në Prishtinë, në Rave Travel – Rr. UÇK, H1 kati 2, 10000 Prishtina, Kosova

Djemtë e SNEAKERS porosisin: ejani dhe kënaquni në udhëtimin muzikor treorësh DEPECHE MODE.

Exit mobile version