Wayne Rooney u bë një rezervistë i rregullt nga Jose Mourinhon në muajin e fundit, por duket se kjo nuk i pengon aspak atij.
Ylli anglez së bashku me Memphis Depayn dhe Morgan Schneiderlin gjatë përgatitjes para ndeshjes me Burnleyt vendosën të luajnë mes veti, duke goditur njëri tjetrin në vesh.
Treshja duket se po kalojnë mirë edhe si lojtarë stoli dhe nuk po lejojnë që forma jo e mirë e Djajve të Kuq të ndikon në humorin e tyre.
Pas dhjetë javësh Man Utd renditet në vendin e tetë me 15 pikë. /Telegrafi/