Memphis Depay ka postuar aksidentalisht një video ku shfaqet Gerard Pique lakuriq në dhomën e zhveshjes së Barcelonës.
Holandezi postoi një video festive në Instagram pas fitores dominuese 4-0 të skuadrës së tij ndaj Osasunas.
Depay ishte së bashku me shokun e skuadrës Dani Alves, ku dyshja shfaqeshin të gatshëm të për t’u larguar nga stadiumi.
Ajo që sulmuesi nuk e vuri re, ishte se një Pique lakuriq ishte ende duke i zhveshur rrobat.
Dhe Pique nuk kaloi pa u vënë re nga fansat e tij.
Një tifoz shkroi: “Pique nuk ka kohë të veshë të brendshme”.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Atmosferë e çuditshme në dhomat e zhveshjes”.
Triumfi 4-0 shënoi paraqitjen e 600-të të Piques te Barcelona. /Telegrafi/