Memphis Depay është duke e kërkuar transferimin me ngulm te Barcelona në këtë verë.
Anësori holandez ka kohë që është në radarin e skuadrës katalunase, derisa vetëm verën e kaluar kishte sinjale.
Sipas asaj që raporton AS, Depay ka arritur marrëveshje personale me Blaugranasit, duke pranuar edhe pagën më të ulët.
Holandezi do të jetë lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata me Lyonin pikërisht i skadon atëherë.
Depay ka siguruar madje edhe shtëpinë në Barcelonë, e që gjatë verë do të vendoset atje.
Ronald Koeman e vlerëson shumë talentin e tij, pasi e njeh që nga koha kur të dy ishin te kombëtarja e Holandës. /Telegrafi/