Telegrafi

Depay fejohet me vajzën e komedianit të njohur amerikan, por gjithashtu zotëron edhe veturë 300 mijë euroshe (Foto)

Memphis Depay po kalon në një periudhë jo të mirë te Manchester Unitedi që nga ardhja e Jose Mourinhos.

Ish-ylli i PSV-së kohëve të fundit është lidhur me një kalim te Evertoni, Milani dhe Nice, por duket se fokusi i deritanishëm i tij nuk ka qenë karriera profesionale.

Lexo po ashtu Pogba komplekson bashkëlojtarët me veturën e tij teksa yjet e Unitedit bëhen gati për Middlesbrough (Foto)

Holandezi është fejuar të shtunën me Lori Harvey, e cila është vajza e komedianit të njohur amerikan, Steve Harvey.

Lori nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar fejesën dhe në prapavijë shikohet vetura Rolls Royce, çmimi i së cilës është rreth 300 mijë euro.

Ndërsa më poshtë keni disa fotografi të fejuarës së Depayt dhe makinës luksoze të tij. /Telegrafi/

Depay me prindërit e të fejuarës.