Memphis Depay duket se më në fund do të jetë lojtar i Barcelonës.
Lojtari holandez ka kohë që po e kërkon kalimin te skuadra katalunase, derisa në këtë verë po e realizon dëshirën e tij.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Depay pritet që në këtë fundjavë të prezantohet si lojtar i Blaugranasve.
Përfaqësuesit e tij tashmë kanë rënë dakord me kushtet e ofruara nga Barcelona dhe marrëveshja do të prezantohet me gjasë në ditën e diel.
Depay do të kalojë te skuadra katalunase si lojtar i lirë, pasi kontrata me Lyonin i skadon më 30 qershor.
Natyrisht se Barcelona me sigurimin e holandezit do të largojë lojtarë, e që i pari pritet të jetë Philippe Coutinho. /Telegrafi/
Memphis Depay, new Barcelona player. Official announcement expected for this weekend if paperworks will be signed in time with Memphis lawyers too. 🔵🔴🇳🇱 #Depay #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2021