Telegrafi

Depay e Klaassen ‘telepati’ mes veti – dy golat e parë të Holandës ishin shkollë më vete

Holanda nën drejtimin e Van Gaal, ka mposhtur keq Turqinë me rezultat 6-1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Memphis Depay, i cili shënoi het-trik, duke qenë enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen turke. Davy Klaassen, Guus Til dhe Donyell Malen shënuan edhe nga një herë.

Por dy golat e parë të Holandës ishin shumë të bukur dhe erdhën pas disa kombinimeve shumë  të bukura mes dyshes Depay – Klaassen,

Goli i parë erdhi pas pasimit të dyfishtë mes kësaj dysheje, ku në fund mesfushori shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Klaassen ia ktheu borxhin Depayit me një pasim të jashtëzakonshëm, ndërsa sulmuesi me një goditje të fortë shënoi për 2-0.

Deri në fund të ndeshjes, Depay ishte ai që shënoi edhe dy herë, duke e kompletuar het-trikun dhe duke u konfirmuar si lojtari i momentit te Holanda. /Telegrafi/