Holanda nën drejtimin e Van Gaal, ka mposhtur keq Turqinë me rezultat 6-1.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Memphis Depay, i cili shënoi het-trik, duke qenë enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen turke. Davy Klaassen, Guus Til dhe Donyell Malen shënuan edhe nga një herë.
Por dy golat e parë të Holandës ishin shumë të bukur dhe erdhën pas disa kombinimeve shumë të bukura mes dyshes Depay – Klaassen,
Goli i parë erdhi pas pasimit të dyfishtë mes kësaj dysheje, ku në fund mesfushori shënoi për 1-0.
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1435317156456116225
Nuk vonoi shumë dhe Klaassen ia ktheu borxhin Depayit me një pasim të jashtëzakonshëm, ndërsa sulmuesi me një goditje të fortë shënoi për 2-0.
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1435318653877108740
Deri në fund të ndeshjes, Depay ishte ai që shënoi edhe dy herë, duke e kompletuar het-trikun dhe duke u konfirmuar si lojtari i momentit te Holanda. /Telegrafi/