Telegrafi

Depay: E di për interesimin e Barcelonës, por ende nuk kam folur me askënd

Memphis Depay (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Barcelona ka qenë i lidhur me Memphis Depay në ditët e fundit dhe sulmuesi holandez e ka pranuar se ka interes për të nga klubi katalunas.

Depay ka luajtur nën urdhrat e Ronald Koeman te Kombëtarja e Holandës, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës

“Duhet të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Leonardo Bonucci e Memphis Depay (Foto: Claudio Villa/Getty Images)

“Unë e di për interesimin nga Barcelona, por nuk mund të them asgjë më shumë tani. Unë do të flas me Lyon së shpejti dhe do të shohim”.

“Unë madje nuk kam folur shumë për këtë as me agjentin tim”, ka thënë Depay një intervistë për kanalin holandez NOS. /Telegrafi/