Telegrafi

Depay: Dua të tregoj se jam një futbollist titullar, ndaj Realit për të marrë maksimumin

Memphis Depay është rikthyer nga lëndimi që e mbajti për disa javë jashtë fushave të blerta.

Sulmuesi holandez ka shënuar dy gola nga rikthimi i tij në fushë, teksa ka folur para përballjes me Real Madridin në El Clasico.

Depay ka folur fillimisht për konkurrencën e madhe që ka te Barcelona, duke thënë se është normale një gjë e tillë pasi ndodhet në klubin më të mirë në botë.

28-vjeçari u shpreh se do të tregoj se është një futbollist titullar pasi ndodhet në formë të mirë.

“Është normale që te Barcelona të ketë konkurrencë, jam në klubin më të mirë në botë”.

“U lëndova në një moment kyç të sezonit, mirëpo tani po rikthehem në formën më të mirë. Jam i lumtur sepse kam shënuar dy gola dhe dua të tregoj se i përkas ekipit titullar”, u shpreh holandezi.

Lexo po ashtu Depay e mendon largimin nga Barcelona në verë

Tutje ai ka folur para përballjes me Real Madridin, duke thënë se synojnë maksimumin e pikëve nga ky duel.

“Sa i përket ndeshjes kundër Real Madrid, ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe kemi shumë energji pozitive. Kështu, do ta përballojmë edhe këtë sfidë me dëshirën për të marrë maksimumin”, deklaroi holandezi. /Telegrafi/