Telegrafi

Depay dhe Schneiderlin lihen jashtë takimit për Ligën e Evropës, arsyeja bisedimet me Evertonin

Manchester Unitedi ka konfirmuar skuadrën për takimin e së enjtes ndaj Zorya Luhansk në Ligën e Evropës.

Në listën prej 19 lojtarëve janë lënë jashtë Michael Carrick, Matteo Darmian, Antonio Valencia, Memphis Depay e Morgan Schneiderlin. Po ashtu edhe Chris Smalling dhe Luke Shaw të cilët ende janë të lënduar.

Lexo po ashtu Nëntë lojtarët që befasisht ende nuk janë ndëshkuar me kartonë të verdhë këtë sezon (Foto)

Në listë janë kthyer Wayne Rooney dhe Eric Bailly, i cili ishte në bankën rezervë në takimin ndaj Evertonit në Goodison Park.

Depay dhe Schneiderlin besohet se janë lënë jashtë pasi Djajtë e Kuq janë në bisedime me Evertonin për shitjen e tyre.

Skuadra e plotë: De Gea, Romero, Johnstone; Fosu-Mensah, Jones, Bailly, Rojo, Blind, Young; Fellaini, Herrera, Pogba, Lingard, Mata, Mkhitaryan; Martial, Rashford, Rooney, Ibrahimovic.

Man Utd është në vendin e dytë në Grupin A me një pikë më pak se Fenerbahce, kurse dy më shumë se Feyenoord e shtatë se Zorya. /Telegrafi/