Memphis Depay erdhi te Barcelona si yll i vetës në këtë klub për afatin kalimtar të kaluar.
Futbollisti zgjodhi Barçën dhe refuzoi oferta më të rëndësishme vetëm për të pasur sukses në klubin Blaugrana në drejtimin e Ronald Koeman.
Holandezi e nisi si një referencë e shkëlqyer, por largimi i trajnerit dhe nënshkrimet e janarit e lënë në një situatë të vështirë.
Memphis kishte oferta në janar, por vendosi të vazhdojë me Barcelonën, por ende ka skuadra shumë të interesuara për të për afatin veror, edhe pse lojtari nuk do të marrë asnjë vendim deri në fund të sezonit.
Memphis dëshiron të shohë se cili është roli i tij i ri në Barcelonë.
Ardhja e Adama, Aubameyang dhe Ferran Torres mund ta lërë atë pothuajse pa minuta, pasi Dembele ka qëndruar dhe Ansu Fati mund të shërohet para përfundimit të sezonit.
Lojtari tashmë ka disa javë që është dëmtuar, por dëshiron të shohë nga afër nëse Xavi e do apo jo.
Ëndrra e tij është të ketë sukses në “Camp Nou” dhe për këtë arsye, ai bëri një ulje të konsiderueshme financiare për të kaluar në këtë klub, por gjithashtu ai dëshiron të luajë.
Ai ndihet se është një futbollist i rëndësishëm dhe në Itali ka disa skuadra që po e analizojnë nga afër.
https://www.youtube.com/watch?v=lYo6W1tRF48&ab_channel=ShawccerTV
Nëse në fund të sezonit ai vendos të largohet, Barcelona nuk mund të kërkojë shumë para prej tij, pasi edhe në klub ai erdhi si lojtar i lirë. /Telegrafi/