Site icon Telegrafi

Depay dëshiron një klub më të madh se Lyoni

Memphis Depay (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Anësori i Lyonit, Memphis Depay, është kthyer të flasë për të ardhmen e tij.

Holandezi thotë se është i kënaqur te klubi francez, por se dëshiron një klub më të madh.

“Lyon është klub i madh, por jo një nga pesë më të mirët në Evropë”.

Depay gjatë ndeshjes kundër Manchester Cityt (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Dua të shkoj në një klub si Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Manchester City, Paris Saint Germaini apo Bayern Munich”.

“Dua të shkoj në një qytet ku më përshtatet dhe një klub që më përshtatet, te një skuadër që më të vërtetë dëshiron të luaj futboll”.

“Jam i fokusuar tani te Lyoni, pastaj do të shikojmë se si do të përfundojë”, ka thënë Depay.

24-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola në Ligue 1 dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version