Telegrafi

Depay arrin në hapësirat e Barcelonës

Memphis Depay ka vizituar për herë të parë hapësirat e Barcelonës që kur kompletoi transferimin.

Derisa po zhvillohej Euro 2020, skuadra katalunase arriti marrëveshje me lojtarin holandez që të kalonte në Camp Nou.

Kontrata e Depayt me Lyonin skadoi në fund të muajit qershor, e lojtari kaloi në radhët e Barcelonës si lojtar i lirë.

Sot (e hënë), holandezi ka vizituar hapësirat e Barcelonës, derisa do të bëhet gati për ndeshjet parasezonale.

Si lojtar të lirë, Barcelona transferoi edhe Sergio Agueron e Eric Garcian, që ishin pjesë e Manchester Cityt. /Telegrafi/