Telegrafi

Departamenti i Shtetit përfshin Shqipëria në hartën e vendeve të kërcënuarve nga ‘terrorizmi i festave’

Departamenti i Shtetit e ka përfshirë edhe Shqipërinë, ashtu si vendet e tjera europiane në hartën e qendrave të kërcënuara nga terrorizmi ndërkombëtar përgjatë sezonit të festave.

Në një qarkore të shpërndarë për ambasadat amerikane nëpër botë DASH bën me dije se si shkak ‘i kërcënimeve të vazhdueshme të organizatave terroriste dhe individëve të frymëzuar nga ideologji ekstremiste, në të gjithë Europën masat e sigurisë mbeten të larta”.

Po aty theksohet se ekstremistët mund të vazhdojnë të përqendrohen te vendet e preferuara nga turistët si tregjet e Krishtlindjes, qendrat tregtare, aeroportet, klubet, restorantet, vendet e faljes, stacionet e trenave/metrove dhe të tjera targete të ekspozuara që frekuentohen nga perëndimorët.

Për këtë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon kujdes dhe vigjilencë.

Aktet terroriste përgjatë sezonit të festave të fundvitit krijuan precedent vitin e shkuar, kur disa sulme të përgjakshme ndodhën në Berlin, New York etj. /Telegrafi/