Telegrafi

Departamenti i Shtetit: Maqedonia e Veriut nuk i përmbush standardet për trafikimin e njerëzve

Maqedonia e Veriut bën përpjekje maksimale, por ende nuk i përmbush standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz, konstatohet në raportin e Stejt Departamentit.

Në raportin për trafikimin me njerëz në botë, thuhet se Qeveria ka ndërmarrë më shumë përpjekje në krahasim me raportin paraprak, për shkak se vendi edhe më tej mbetet në grupin e Tier 2. Këto përpjekje përfshijnë hetime, ndjekje dhe gjykim të më shumë trafikuesve me njerëz dhe identifikim të më shumë viktimave potenciale. Qeveria i ka shtuar resurset për mbrojtjen e viktimave dhe e ka ndryshuar Kodin penal që të përfshijë klauzolën për mosndëshkim të viktimave të trafikimit me njerëz.

Sipas raportit, viktima të trafikimit me njerëz janë shtetas të Maqedonisë, por edhe të huaj. Gra dhe vajza janë cak i keqpërdorimit seksual dhe punës së detyrueshme më së shumti në restorante, bare dhe klube nate. Viktimat e huaja që seksualisht keqpërdoren më së shpeshti janë nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore- Shqipëri, BeH, Kosovë, Rumani, Serbi dhe Ukrainë. Qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë poashtu viktima të trafikimit me njerëz dhe punës së detyrueshme, veçmas në ndërtimtari dhe sektorin bujqësor në Evropën Lindore, Qendrore dhe Perëndimore.

Departamenti i Shtetit rekomandon hetime të përforcuara, aktakuza dhe aktgjykime kundër trafikuesve me njerëz përfshirë edhe pjesëmarrësit si dhe vendosjen e dënimeve më të ashpra. Rekomandohen edhe masa për identifikim më aktiv të viktimave eventuale dhe njohjen e tyre mes emigrantëve, refugjatëve, personave të përfshirë në prostitucion./Telegrafi/