Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për aderim në ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja e Prespës.
Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Amerikan, Heather Nauert, “Shtetet e Bashkuara besojnë se marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”.
Dje mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me shumicën prej dy të tretave të votave (80 vota për dhe 39 kundër) u miratua propozimi i Qeverisë për aderim në ndryshimet kushtetuese të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/