Site icon Telegrafi

Departamenti për krime serioze dhe komplekse, Mageleshev: Nuk priten rezultate të veçanta

Edhe pas 33 vitesh nga pavarësia e RMV-së, sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të rëndë si dhe mbështetja për të krijuar institucione gjyqësore më efikase të cilët do të luftojnë krimin e rëndë, ende lë për të dëshiruar.
Në kuadër të PTHP-së tashmë është formuar një departament i veçantë për krime serioze dhe komplekse, që do ti punojë lëndet penale të cilët parashikojnë burgim të përjetshëm, mirëpo njohësit e çështjeve të gjyqësorit në vend, janë pesimit se ky departament mund të prodhon rezulate të dukshme.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Mediatk, njëherit edhe gazetar, i cili ndjek punën e gjyqësorit dhe prokurorisë mbi një dekadë, Vasko Magleshev, vlerëson se ky department nuk do të sjell rezulatet të veçanta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të rëndë, pasi 8 prokurorët e emruar në atë department, kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta dëshmuar veten në procesuimin e këtyre lëndëve.
“Mendojë kështu për arsyje se 8 prokurorët emëruar në departamentin e ri për krime serioze dhe komplekse ata veçmë po punojnë në PTHP dhe ndaj të gjitha lëndëve të cilët ata në të ardhmen do të veprojnë, kanë pasur mundësi të veprojnë në të kaluarën. Sa i përket arsyetimit të PTHP-së për të themeluar këtë departament, qendron konfiskimin e zgjeruar. Me ndryshimet e Kodit Penal në shtator të vitit të kaluar, u bënë disa ndryshime sa i përket konfiskimit të zgjeruar, mirëpo prej atëherë e deri më sot, të paktën publikisht, nuk ka informacione se ka numër i madh të lëndeve ku Prokuroria Themelore e Shkupit do të duhej të formonte një departament të veçantë, përmes së cilës do të veprojë. E njëjta vlen edhe për nenin 353 nëpërmjet së cilës aktualisht veprojnë Prokuroritë Themelore, ku në këtë rast, shfrytëzimi  është nxjerrur si element nga ky nen, defakto ua lidh duartë e prokurorëve themelorë të mos kenë hapësirë të madhe për veprim”, u shpreh kryetari i Këshillit Gjyqësor Mediatk, njëherit edhe gazetar Vasko Magleshev.
Selmani: Nevojiten prokurorë e gjykatës të huaj 
Në të njëjtën linjë është edhe profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend është e mundur me ndihmën e prokurorërve dhe gjykatësve ndërkombëtarë dhe me buxhet të pavarur për gjyqësorin e vendit.
“Dihet se po të njëjtat prokurorë kanë qenë vite të tëra dhe nuk e kanë realizuar çështjet e tilla. Prandaj do të ishin dy opsione të mira për këtë qeveri e para të kërkohet prokurorë dhe gjyqëtarë ndërkombëtarë të cilët do tu jepen udhëzime të përbashkëta për të goditur krimin dhe korrupsionin dhe nga ana tjetër të pavarësohet gjyqësori edhe në aspektin e buxhetit. Për arsyje se ne kërkojmë gjyqësor të pavarur, ndërsa nga ana tjetër e kemi me buxhet të varur, ku pengesat e mëdha për të goditur krimin paraqet edhe çështja e finansiare”, theksoi profesori universitar Bashkim Selmani.
Departamenti i themeluar në kuadër të PTHP-së do ta udhëheq prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Vladimir Millosheski, ndërsa pjesë e tijë do të jenë edhe shtatë prokurorë të tjerë publikë nga Prokuroria e Shkupit. Të gjithë janë prokurorë me përvojë shumëvjeçare në veprimin kundër veprave të tilla penale. /rtvm2
Exit mobile version