Site icon Telegrafi

Departamenti amerikan për tregti trajnon oficerët doganor

Sot ka filluar trajnimi për oficerë doganor nga ekspertët e departamentit amerikan për tregti.

Sipas një njoftimi të Doganave të Kosovës, ky trajnim është në vazhdën e bashkëpunimit të dhe përkrahjes së Dogana është duke pranuar nga Ambasada e SHBA-ve.

Po sipas njoftimit, tema kryesore e këtij trajnimi është “Vlerësimi doganor, klasifikimi dhe kontrollet pas-importuese për Doganën e Kosovës”.

Zv. ambasadorja amerikane, Jennifer Bachus ka thënë se “oficerët doganor janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës pasi pjesa më e madhe e të hyrave vjen nga Dogana dhe falë përpjekjeve tuaja Kosova ka mundësi të ndërtoi rrugë, ndërtoi ekonominë dhe sjell prosperitet në Kosovë gjersa ne jemi të kënaqur që mund të ju ndihmojmë sado pak përmes trajnimeve”

Derisa nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna ka thënë se sot po fillohet me një trajnim shumë të rëndësishëm për zhvillimin e stafit të Doganës që do të reflektojë drejtpërdrejt në buxhet të shtetit me të hyra reale të mbledhura, e që kjo është e lidhur me luftimin e evazionit fiskal dhe do t’i ndihmojë biznesit të ligjshëm në trajtim të drejtë dhe ligjor. /Telegrafi/

Exit mobile version