Site icon Telegrafi

Departamentet e Spitalit të Strumicës pa mjekë specialistë, qytetarët me probleme të shumta

Foto: Ilustrim

Spitali i Strumicës “vuan” për mjekët specialistë. Departamenti i fëmijëve për një kohë të gjatë funksionon me vetëm dy pediatër, të cilët janë në detyrë gjatë ditës.

Situata nuk është më e mirë në departamentin e sëmundjeve neurologjike, ose departamenti i rrezeve X. Për shkak të mungesës së specialistëve, mjekët që kanë përmbushur kërkesën për pension duhet të mbahen edhe më tej në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësia e Spitalit të Strumicës tashmë ka kërkuar leje për punësmin e mjekëve të rinj, të cilët do të pranohen në specializim.

Nuk është e ndryshme situata edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish, ku specialistët e stafit shkojnë në klinika private. Ka tashmë plane për pesë mjekë që të pranohen në specializim në mënyrë që qytetarët të mund të marrin shërbime të specializuara në Shtëpinë e Shëndetit./Telegrafi/

Exit mobile version