Site icon Telegrafi

Departamente të veçanta do të punojnë në veprat penale të kryera nga zyrtarët policorë në Maqedoni

Qeveria në seancën e 45-të rishikoi dhe miratoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në ligjin për gjykatësit.

Nga Qeveria thonë se sjellja e këtij ligji ka për qëllim që të mundësohet kontrolli efikas mbi punën e policisë, përmes vendosjes së mekanizmave të jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ndryshime në ligjin për gjykatës i ka propozuar Ministria e Drejtësisë, ndërsa i miratoi Qeveria. Me ndryshimet e propozuara mundësohet objektivitet më i madh i hetimeve.

Në seancën e sotme Qeveria gjithashtu miratoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime për ligjin për shërbime të prokurorisë publike./Telegrafi/

Exit mobile version