Site icon Telegrafi

Depardieu: Franca është bërë Disneyland për të huajt, banohet nga imbecilët

Gerard Depardieu ka thënë se vendlindja e tij është bërë park lojërash për të huajt dhe se banohet nga “imbecilët të cilët bëjnë verë dhe djathë të keq”.

Aktori 67-vjeçar ka theksuar se Franca është shndërruar në një Disneyland për të huajt.

Kur është pyetur se a e konsideron veten qytetar francez, ai ka thënë: “Jo, e konsideroj veten qytetar të botës. Franca është bërë një kënd lojërash për të huajt, është e banuar me imbecilë dhe nuk ka më liri. Me njerëzit po manipulohet”.

Ai e ka kritikuar edhe kinematografinë franceze, ndërsa nga shtetet evropiane e ka lëvduar Italinë, duke thënë se është vendi i vetëm që nuk e ka humbur kulturën dhe identitetin e vet.

Kujtojmë që në vitin 2013, Depardieu mori shtetësinë ruse pasi u miqësua me Vladimir Putinin, ndërsa arsyeja kryesore ishte tatimi i papaguar në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version