Deontay Wilder ka thënë se ai nuk do të pranojë ofertën e Floyd Mayweather që ta stërvit.
Boksieri që mban rekordin me 50 fitore dhe asnjë humbje i kishte propozuar Bronze Bomberit që të stërviten së bashku në trilogjinë me Mike Tysonin.
Maywether kishte thënë se nëse Wilder dëshiron të rikthejë titullin WBC sërish në brezin e tij, atëherë në stërvitjet me të një gjë e tillë ishte e mundur.
“Nëse unë e stërvit atë (Wilderin), mund ta mësoj se si të fitojë”, kishte thënë amerikani në muajin mars.
Por, Wilder ka thënë se Maywather nuk e dëshiron ndihmën e bashkombësit të tij, shkaku që ishte e rreme.
“Është më shumë për publicitet. Kur i shikoj persona të bëjnë këso gjëra, është më shumë për paraqitje publike. Por, sa për ofertën, faleminderit shumë, jo. Nuk ndjej dashuri nga ai njeri. Veprimi i tyre nuk e tregon atë”, ka thënë boksieri që po e kërkon trilogjinë me Tyson Furyn. /Telegrafi/