Telegrafi

Deontay Wilder konfirmon rikthimin në ring, do të përballet me Robert Helenius

Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, do të kthehet në ring këtë vit për herë të parë që nga lufta e tij e tretë me Tyson Furyn.

Amerikani do të përballet me finlandezin Robert Helenius në Barclays Center të Brooklyn më 15 tetor.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë për mua dhe që sot vazhdon”, ka thënë 36-vjeçari Wilder.

Wilder u ndal në raundin e 11-të nga Fury tetorin e kaluar, ku britaniku ruajti titullin WBC.

Ai u nderua me një statujë në qytetin e tij të lindjes, Tuscaloosa, Alabama në fillim të këtij viti dhe tha se kjo luajti një rol në vendimin e tij për të pranuar meçin me Helenius, i cili ka fituar 31 nga 34 luftimet e tij.

“Kam menduar shumë herë nëse duhet të qëndroj jashtë apo të kthehem”.

“Sapo mora statujën time në qytetin tim dhe pashë kaq shumë njerëz që erdhën dhe festuan me mua, [kjo] më bëri të ndihem sikur puna ime nuk kishte përfunduar”, ka thënë amerikani. /Telegrafi/