Site icon Telegrafi

Deontay Wilder e zyrtarizon kundërshtarin e radhës

Deontay Wilder ka injoruar edhe një herë Anthony Joshuan dhe ripërballjen me Tyson Furyn, pasi ka zbuluar kundërshtarin e tij të ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, 33-vjeçari nga Alabama ka nokautuar në mënyrë të befasishme Dominic Breazaeln në Barclays Cenete në New York, duke e mbrojtur kështu titullin e peshave të rënda, WBC.

Gjersa janë bërë disa raportime nga mediat se kundërshtari i radhës i Wilderit mund të jetë Joshua apo Fury, ‘Maska e Bronztë’ ka zbuluar se ai do të përballet me Luis Ortiz.

“Për të gjithë tifozët e mi, dua të njoftoj se Luis Ortiz është kundërshtari im i radhës, gjersa kam nënshkruar edhe marrëveshjen për rimeç, ndërsa data të bëhet e ditur pas pak”, ka shkruar Wilder në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo po ashtu Joshua: Pasi ta mposhti Ruizin, do shkoj te Wilderi

Amerikani ishte përballur me Ortiz në vitin 2018, duke arritur ta mposht në raundin e dhjetë, mirëpo që ishte lëkundur nga ai në raundin e shtatë, duke e nxitur kështu dëshirën e tij për rimeç. /Telegrafi/

Exit mobile version