Site icon Telegrafi

Deontay Wilder beson se ka goditjen më të fuqishme se Mike Tyson pas nokautit të Luis Ortizit

Deontay Wilder beson se godet më fuqishëm se sa Mike Tyson, pas nokautit që ia shkaktoi Luis Ortizit.

Kampioni i peshave të rënda në WBC e nokautoi kubanezin në raundin e shtatë, duke arritur kështu që ta mbajë brezin nën pronësi të tij.

Tyson konsiderohet si njëri ndër boksierët me goditjen më të fuqishme ne histori të boksit, por amerikani ka thënë se ai godet më fort.

Lexo po ashtu Publikohen rezultatet e meçit Wilder – Ortiz, juria kishte favorizuar kubanezin

“Në këtë pikë, ju duhet të më jepni të gjitha meritat mua”, ka thënë Wilder.

“Është paksa dëshpëruese që u dashtë t’i zhvilloja 40 meçe dhe të bëja me dije se kam goditjen më të fuqishme”.

Lexo po ashtu Wilder fiton miliona euro pasi nokautoi Ortizin, ndërsa përkundër humbjes edhe kubanezi fitoi shumë

“Unë e kam fituar vet respektin nga kundërshtari dhe kam meritat e mija. Jam boksieri me goditjen më të fuqishme në histori dhe këtë e dëshmova edhe në këtë luftë”, ka shtuar më tej ‘Bomberi i Bronztë”.

Rimeçi radhës i Wilderit do të jetë ai ndaj Tyson Furyt, në shkurt të vitit 2020, derisa data ende nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version