Telegrafi

Denver Nuggtes fiton ndaj Oklahomas, triumfon edhe Utah Jazz

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës janë zhvilluar dy takime në NBA.

Me rezultate të ngushta, të dy takimet dhuruan spektakël dhe adhuruesit e basketbollit patën çfarë të shikojnë.

Denver Nuggets ka triumfuar ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 119-101.

Çereku i parë mes dy skuadrave përfundoi baraz 31-31, derisa të dytin e të tretin e fituan Nuggets me 34-21 dhe 32-22, derisa të katërtin e fitoi Oklahoma me 27-22.

Fitore në këtë rreth mori edhe Utah Jazz që mposhti New Orleans Pelicans me shifrat 118-102.

Tre çerekët e parë i takuan Utah Jazzit që i fitoi me 29-24, 26-25, 36-20, gjersa të katërtin e humbi me 33-27. /Telegrafi/