Telegrafi

Denver Nuggets fitojnë titullin e parë në histori të klubit

Elita e basketbollit amerikan NBA ka një kampion të ri dhe ata janë Denver Nuggets.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në finalen e madhe, Nuggets kanë fituar katër prej tyre duke fituar edhe titullin e parë në histori të klubit.

Në ndeshjen e pestë finale, Nuggets kanë triumfuar me pesë pikë diferencë 94:89 duke triumfuar dhe duke festuar titullin e kampionit.

Nikola Jokic ishte më i miri në këtë duel me 28 pikë, 16 kërcime e katër asistime, derisa Porter shtoi 16 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jimmy Butler me 21 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Për Nuggets ky ishte titulli i parë në histori të klubit që nga vitit 1976 kur janë pjesë e elitës së basketbollit amerikan NBA. /Telegrafi/