Site icon Telegrafi

Denver fitojnë ndeshjen e katërt dhe i eliminojnë Lakers nga Play-Off, tutje kalon edhe OKC

Denver Nuggets kanë marrë fitore të vështirë në ndeshjen e pestë në përballje me Los Angles Lakers për të kaluar raundin e parë të ‘Play-Off’-it.

Nuggets triumfuan me dy pikë diferencë 108:106 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaluan tutje.

Jamal Murray ishte fantastik në këtë takim me 32 pikë, duke përfshirë edhe dy të fundit në ndeshje, derisa Nikola Jokic shtoi 25 të tjera.

Nga ana tjetër, i shkëlqyeshëm ishte edhe LeBron James me 30 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, si dhe Anthony Davis me 17 pikë dhe 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore dhe ata tanimë janë të eliminuar nga ‘Play-Off’.

Në raundin e dytë të ‘Play-Off’ të NBA-së të Konferencës Perëndimore, Denveri do të luajë kundër Minesotas, e cila fitoi me lehtë si 4-0 ndaj Phoenixit.

Kalimin në rrethin e dytë e siguruan basketbollistët e Oklahoma City Thunder të cilët mundën 97:89 New Orleans dhe kaluan tutje me lehtësi 4-0.

Oklahoma në raundin e dytë do të luajë kundër Los Angeles Clippers ose Dallas Mavericks. Rezultati në atë seri është 2-2.

Bostoni bëri një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë me fitoren 102:88 në Miami, dhe kaloi në epërsi 3-1 në seri.

Fituesi i atij dueli në raundin e dytë të ‘Play-Off’-it të Lindjes do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli Cleveland – Orlando (2-2). /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version