Telegrafi

I dënuari sulmon brutalisht të dënuarin tjetër gjatë seancës gjyqësore në Las Vegas

Një kriminel i dënuar rrahu brutalisht një të burgosur tjetër, gjatë një seance gjyqësore në Las Vegas, duke e shokuar gjyqtaren.

Dustin Langham, 18 vjeç, i cili sapo ishte deklaruar fajtor për kafshimin e dorës së një oficeri korrigjues vitin e kaluar, u pa të enjten e kaluar duke kryer një sulm në sallën e gjyqit të gjykatëses së qarkut Clark, Bita Yeager, transmeton Telegrafi.

I ulur në një ulëse së bashku me të burgosurit e tjerë, Langham kreu sulmin e papritur dhe të fuqishëm ndaj shokut të tij të burgosur Berdon Bridge, duke e goditur vazhdimisht.

Ndërsa oficerët e korrigjimit ndërhynë, duke ndarë dy të burgosurit dhe i duke vënë prangat Langham, gjyqtarja Yeager ngriti ngadalë kokën dhe krahët, duke shfaqur një reagim të përmbajtur ndaj episodit të dhunshëm.

Ngjarja e së enjtes është kapur nga kamerat e sallës së gjyqit nga kënde të ndryshme, dhe më pas është marrë nga 8newsnow.

Krimineli 18-vjeçar kishte një histori përfshirjeje në incidente sulmi përpara sulmit në sallën e gjyqit. /Telegrafi/