Telegrafi

I dënuari për vrasje ekstradohet nga Gjermania

Është ekstraduar nga Gjermania një 35-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana ka ekstraduar Edi Durraj nga Fieri i cili është dënuar me 14 vjet burg për veprën penale vrasje me dashje dhe prodhim e mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake.

“Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Gjermania i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Edi Durraj (Duraj), 35 vjeç, banues në Fier . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të formës së prerë nr. 253 datë 22.07.2013, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76 e 278/2 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Ky shtetas iu dorëzua për shoqërim patrullës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Telegrafi/