Në emisionin ”Drejtësia në Kosovë” u paraqitën dëshmi rreth rrethanave që shtynë Kosovarët që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe vazhdojnë të jenë aty.
Ndërsa institucionet e vendit kanë bërë pak për të realizuar atë çfarë shkruan në letër për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
Të rikthyer nga zonat e luftës, këta të rinj gjetën shumë pak përkrahje në komunën ku ata jetonin.
J.B., i dënuar për terrorizëm tregon se vetëm disa pako ushqimore u janë dhënë për t’i ndihmuar ndërsa trajtimet tjera psikologjike e psikiatrike as që bëhet fjalë.
“Po janë interesuar, ka qenë një divizion për rehabilitimin tonë. Janë munduar me pako ushqimore, vullneti i tyre është parë, ka qenë konkret dhe ka pasur hapa konkretë në atë drejtim”, thotë i dënuari.