Ched Evans është duke shpresuar që të luajë me Uellsin në ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Ish-sulmuesi i Sheffield United u dënua me pesë vjet burg në vitin 2012, pasi e përdhunoi një vajzë të re në një dhomë hoteli.
Mirëpo, ai gjithmonë është deklaruar i pafajshëm për këtë rast, ndërsa gjatë kësaj jave do të dëgjohet sërish apeli i tij në një seancë.
Gjykata e Apelit do të vendosë të martën (22 mars): Ose do ta lë në fuqi dënimin e tij ose do ta shfuqizojë në tërësi.
Një burim ka thënë për The Sun se avokatët e lojtarin presin që gjykata të vendosë në favor të futbollistit dhe ai do t’i kthehet futbollit deri në fund të sezonit.
Ish-klubi i tij, Sheffield United, është i interesuar ta kthejë, ndërsa ambiciet e Evans shkojnë më larg, pasi dëshiron të luajë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/