Një i dënuar në burgun e Shënkollit ka mbërritur këtë të enjte i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i dënuari vuante nga probleme të shëndetit dhe se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.
Pritet një informacion zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/