Një i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në ambientet e burgut të Peqinit.
Mësohet se viktima është shtetasi Andon Mëhillaj, i cili ka marrë një dënim me burg përjetë nga ana e Gjykatës.
Mëhillaj ishte akuzuar si ndërmjetës të vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit.
Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publikë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj. Mëhillajt dyshohen se kanë qenë çelësi i zbërthimit të të gjithë porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ata paguanin këtë të fundit dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë treguar emrat e porositësve të vërtetë. Mëhillajt kanë kryer rolin e negociatorit. /Ora News/