Site icon Telegrafi

I dënuar por ende nuk është shkarkuar, Ixhet Memeti do të marrë edhe një pagë

Ixhet Memeti do të marrë pagë edhe për muajin gusht. Arsyeja për këtë është se Kuvendi ende nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e tij si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Funksionari shumëvjeçar pranoi se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në një lëndë, andaj u dënua me dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë për të punuar për tre vitet e ardhshme.

Nga Kuvendi pohojnë se ende nuk ia kanë konfirmuar dorëheqjen Memetit. Thirren në Rregulloren se këtë do ta bëjnë në seancën e parë të radhës.

“Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se bartësit të funksionit publik apo ndonjë funksioni tjetër, mandati i ndërpritet ditën e mbajtjes së seancës”, thuhet në rregulloren e Kuvendi, neni 121.

Seanca e ardhshme e Kuvendit është caktuar për më 3 shtator.

Kryetarja e Këshillit të Prokuroriëve, Dushica Dimitrieska, nuk iu përgjigj thirrjes së TV21 për të sqaruar se që kur Memeti nuk shkon në punë. Nëse shikoni procesverbalet e fundit të Këshillit, shihet se ai nuk ka marrë pjesë në mbledhje që nga qershori.

Memeti deri dje nuk ka paraqitur kërkesë për apanazh. Por edhe nëse do ta bënte këtë, Komisioni Parlamentar i zgjedhjeve dhe emërimeve do ta refuzonte kërkesën e tij, pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zyrtarët që janë shkarkuar apo dorëhequr nuk mund të marrin apanazh.

Për dallim nga Memeti, i cili është në pritje të ndërprerjes së funksionit, gjykatësin Naqe Georgiev, qëu  dënua me tre vjet burg,  Këshilli Gjyqësor e shkarkoi një pas sjelljes së aktgjykimit.

Exit mobile version