Telegrafi

I dënuar për veprën penale mashtrim me kredi, arrestohet 34 vjeçari në Shkodër

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 34 vjeçari Erjon Kasemi ishte në kërkim pasi gjykata e Shkodrës e ka dënuar atë me 1 vit burgim për veprën penale mashtrim me kredi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Erjon Kasemi., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, njofton policia./abcnews.al