Telegrafi

I dënuar për plagosje me armë, ekstradohet nga Britania në Shqipëri 29-vjeçari

Një 29-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi.

Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K. /Telegrafi/