Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
51-vjeçari Besnik Osmëni rezulton në kërkim nga Intperoli, pasi është dënuar me tetë vjet burgim në Itali.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligj zbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.
“Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët evropianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia. /Telegrafi/