Site icon Telegrafi

I dënuar nga Gjykata e Milanos për trafik droge, ekstradohet në Itali 51-vjeçari nga Durrësi

Interpol Tirana ka njoftuar sot se është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me gati 12 vute burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës, njofton policia.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të Policisë së Durrësit.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version