Site icon Telegrafi

I dënuar në Shqipëri për grabitje, 46-vjeçari merr pasaportë britanike

Një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britani.

Daily Mail shkruan se në nëntor 1997, Asim Murtati, me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni ku pasi qëlluan me armë grabitën të gjithë udhëtarët.

Ai u arratis dhe u dënua në mungesë me 11 vjet burg. Në vitin 2009 pas arrestimit u deportua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Gjashtë vjet më vonë, ai u kthye në Britani ku rinovoi pasaportën e vjetër si kosovar i ikur nga lufta dhe regjistroi një biznes me identitetin e rremë, të cilin më pas e kaloi në emrin e tij të vërtetë.

Home Office tashmë ka anuluar pasaportën e shqiptarit i cili e ka hedhur në gjyq këtë vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version