Site icon Telegrafi

I dënuar me 3 vite burg për falsifikim të vulave, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Foto: Ilustrim

E.D, i dënuar me mbi 3 vite burg është arrestuar këtë të diel në Fier.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve’.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

“Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al/

Exit mobile version