Site icon Telegrafi

I dënuar me 14 vite burg në Napoli, kapet në portin e Durrësit i kërkuari nga Italia

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka finalizuar me sukses operacioni “Five Charges”, ku ka arrestuar një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Në kuadër të këtij operacioni është ndaluar 52-vjeçari Pllum Daci, banues në Kamëz, Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma më 24 korrik 2024 dhe ishte dënuar nga Gjykata e Napolit me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për të vuajtur 13 vjet e 9 muaj) për pesë vepra penale: “Tentativë vrasjeje”, “Grabitje”, “Kanosje”, “Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, sipas Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij u bë në momentin që ai tentonte të futej në Portin e Durrësit për të tërhequr një automjet të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërmit e tij.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet italiane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt vendit fqinj./euronews/

Exit mobile version